Sokol Cikalleshi shënon dy gola për Konyaspor në fitoren ndaj Malatayspor

Sokol Cikalleshi ka shpërthyer në Turqi duke shënuar dy gola me Konyaspor-in. Një fitore dramatike është marrë në transfertën kundër Malatyaspor-it, me vendasit që ishin në avantazh prej 2:0, njofton Insajderi.

Pjesa e parë u mbyll në këto shifra, por në minutën e 72-të do të ngushtohej diferenca nga ana e Ismael Diomande. Më pas skena i është lënë Sokol Cikalleshit për të marrë emërtimin “mbreti i ajrit”.

VIDEO:

Pas një krosimi të bukur nga krahu i majtë, Cikalleshi ka dhënë një goditje të fortë me kokë për të mposhtur portierin kundërshtar në minutën e 80-të. Vetëm katër minuta më vonë sulmuesi shqiptar do të realizonte sërish me kokë për t’i përmbysur shifrat në 2:3.

Me këtë fitore Konyaspor ngritët në vendin e 10-të në ligë me 30 pikë. /Insajderi.com