Soler mund ta vazhdoj karrierën në Angli, Liverpool e Arsenal pas tij

Carlos Soler është njëri nga futbollistët spanjollë më të mirë në La Liga.

Mesfushori i avancuar falë formës së mirë po luan si titullar edhe tek Kombëtarja e Spanjës nën urdhrat e Luis Enriques.

E duke parë formën e tij fantastike, Soler po mendon të largohet nga Valencia për të bërë një hap të madh në karrierë.

VIDEO:

24-vjeçari mund të transferohet në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier ku ofertat në drejtim të tij nuk po mungojnë.

Në tri ndeshjet e para këtë edicion në La Liga, Soler ka realizuar tre gola duke konfirmuar formën fantastike.

Reprezentuesi spanjoll pëlqehet shumë nga dy ekipet e mëdha angleze Liverpool e Arsenal, por problemi qëndron tek klauzola e tij prej 150 milionë eurove te Valencia.

Megjithatë skuadrat angleze do të tentojnë transferimin e lojtarit në verën e vitit 2022, kur atij do t’i mbetet vetëm një vit kontratë me klubin spanjoll dhe Valencia do të detyrohet të ulë pretendimet për të. /Telegrafi/

The post Soler mund ta vazhdoj karrierën në Angli, Liverpool e Arsenal pas tij appeared first on Telegrafi.