Solidariteti Olimpik ka konfirmuar grantin ekipor për KOK-un

Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), ka konfirmuar Komitetit Olimpik të Kosovës, grantin ekipor me vlerë 100 mijë dollar për katër vitet e ardhshme, shkruan Insajderi.

VIDEO:

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut kishte përzgjedhur Kombëtaren e hendbollit, konkurrenca e meshkujve, për t’i ndarë këtë shumë, bazuar në rezultatet e arritura.

Granti ishte paraparë të kishte vlerën 60 deri në 80 mijë dollar, bazuar në grantet e kaluara, po që SO I KON-it ka konfirmuar shumën në vlerë 100 mijë dollar./insajderi.com