Sondazhi nga Pyper: Mbi 54% e qytetarëve mendojnë se anulimi i taksës prej 5 eurove erdhi pas presionit publik

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për politikat e deritanishme të qeverisë.

Mbi 45% e qytetarëve janë shumë të kënaqur me punën e deritanishme të qeverisë. Rreth 30% janë deri diku të kënaqur me punën e qeverisë. Derisa 25% e qytetarëve të anketuar nuk janë aspak të kënaqur me punën e qeverisë.

VIDEO:

Mbi 60% e qytetarëve të anketuar mendojnë se ndërmjetësimi i SHBA-vë në dialog do të përshpejtonte arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi. 9.5% e qytetarëve mendojnë se as SHBA nuk e përshpejtojnë marrëveshjen përfundmitare. Rreth 12% mendojnë se s’do të ketë fare marrëveshje. 18% nuk kanë pasur përgjigje.

Mbi 45% e qytetarëve mendojnë se dialogu po zhvillohet me transparencë. 22% mendojnë se s’ka transparencë në dialog. 32% nuk kanë pasur përgjigje.

Mbi 54% e respodentëve mendojnë se anulimi i taksës për tiketa ngjitëse erdhi pas presionit publik. 21% mendojnë se kjo tërheqje nga qeveria nuk lidhet me presionin publik. Rreth 25% s’kanë pasur përgjigje.

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)

Bëhuni edhe ju pjesë e sondazheve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

The post Sondazhi nga Pyper: Mbi 54% e qytetarëve mendojnë se anulimi i taksës prej 5 eurove erdhi pas presionit publik appeared first on Telegrafi.