Sot dalin para Speciales ish-krerët e UÇK-së

<!–

–>

VIDEO:

Ish-krerët e UÇK-së sot dalin para Speciales.

Sot (e mërkure), në Gjykatën Speciale mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca është paraparë të mbahet në orën 14:30.

Para gjykatës do të dalin ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ata po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.