Sot fillon votimi përmes postës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka filluar periudha e votimit përmes postës, e cila përfundon më 15 tetor, njofton Insajderi.com.

Sipas njoftimit të KQZ-së, gjatë kësaj periudhe, të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht.

VIDEO:

Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është 15 mijë e 532.

“Fletëvotimet dhe të gjitha detajet se si votohet përmes postës janë të publikuara në këtë vegzë: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/. Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. /Insajderi.com