Sot fillon zyrtarisht Euro 2020, ndeshje Turqi-Itali hap Kampionatin Evropian

Sot (e premte) më 11 qershor 2021 fillon edhe zyrtarisht Kampionati Evropian i quajtur si Euro 2020 shkaku që duhej të zhvillohej vitin e kaluar, por pandemia e coronavirusit shtyu për një vit.

Pritej i erdhi fundi më në fund dhe kombëtaret, por edhe tifozët e futbollit sot do ta shijojnë nisjen zyrtare të Euro 2020.

24 kombëtare do të konkurrojnë mes njëra tjetrës në gjashtë grupe për trofeun shumë të çmuar të Kampionatin Evropian.

VIDEO:

Sot (e premte) rrokulliset për herë të parë topi në ndeshjen hapëse të Euro 2020 mes Turqisë dhe Italisë.

Turqia dhe Italia janë pjesë e grupit A, ndërsa takimi pritet të fillojë nga ora 21:00 dhe zhvillohet në Stadio Olimpico.

Tjetër ndeshje nuk ka në orar për ditën e sotme dhe e gjitha vëmendja do të jetë mes dy kombëtareve të njohura të futbollit. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Sot fillon zyrtarisht Euro 2020, ndeshje Turqi-Itali hap Kampionatin Evropian appeared first on Telegrafi.