SPAK i përgjigjet Metës: Ministrat e rinj të Qeverisë ‘Rama 3’ nuk janë nën hetim

Prokuroria e Posaçme SPAK i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta në lidhje me interesimin e tij për ministrat e Qeverisë “Rama 3”, nëse dikush prej tyre është nën hetim.

SPAK thotë se asnjë prej emrave të paraqitura nga presidenti nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme.

VIDEO:

Pas përgjigjes nga ana e Prokurorisë tashmë është radha e presidentit Meta të vendosë për dekretimin, i cili ka edhe gjashtë ditë kohë.

Meta kërkesë Prokurorisë shqiptare për verifikimin e emrave të kabinetit qeveritar Meta kërkesë Prokurorisë shqiptare për verifikimin e emrave të kabinetit qeveritar

Kujtojmë që Meta dekretoi tre ditë më parë Edi Ramën si kryeministër të Shqipërisë. /TCH/

The post SPAK i përgjigjet Metës: Ministrat e rinj të Qeverisë ‘Rama 3’ nuk janë nën hetim appeared first on Telegrafi.