Spalletti tregon arsyen pse nuk ia zgjati dorën trajnerit të Spartakut: Ai nuk më përshëndeti në fillim të ndeshjes

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka shpjeguar pse refuzoi t’ia jepte dorën trajnerit të Spartak Moskës, Rui Vitoria.

Incidenti ndodhi pas fishkëllimës së finale në ndeshjen në kryeqytetin rus, ku skuadra moskovitë fitoi me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës së Evropës.

Trajneri nikoqir shko drejt strategut italian dhe u zgjat t’ia jepte dorën, mirëpo Spalletti i çoi të dy duart lart duke e bërë të qartë se nuk donte t’ia kthejë përshëndetjen. Dhe më pas e ka treguar arsyen e këtij veprimi.

VIDEO:

“Ai nuk më përshëndeti para ndeshjes. Nuk duhet t’i shtrëngosh duart me trajnerin tjetër vetëm pse ke fituar në fund të ndeshjes”.

Spalleti refuzoi t’ia jepte dorën trajnerit kundërshtar, Spartak Moska tallet me një meme për kapjen e Saddam Husseinit Spalleti refuzoi t’ia jepte dorën trajnerit kundërshtar, Spartak Moska tallet me një meme për kapjen e Saddam Husseinit

“Unë gjithmonë shkoj për ta përshëndetur trajnerin mysafir para ndeshjes. Është shumë lehtë ta bësh pas lojës vetëm pse ke fituar. Duhet ta mirëpresësh tjetrin në stadiumin tënd”, ka thënë Spalletti për Sky Sport Italia.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Napolin, pas humbjes prej 3-2 nga Interi në Serie A. /Telegrafi/

The post Spalletti tregon arsyen pse nuk ia zgjati dorën trajnerit të Spartakut: Ai nuk më përshëndeti në fillim të ndeshjes appeared first on Telegrafi.