Spanjë vs Kosovë – formacionet zyrtare

Kosova luan ndaj Spanjës, duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin “Olimpico” të Sevilles, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit ‘Qatar 2022’, njofton Insajderi.

“Dardanët” do të kërkojnë surprizën ndaj një kundërshtari të madh siç është Spanja. Këta të fundit nuk po kalojnë një formë të mirë, teksa në dy ndeshjet e fundit, kanë barazuar me Greqinë dhe kanë mposhtur Gjeorgjinë në minutat e fundit të ndeshjes. Nga kjo do të kërkojë të përfitojë Kosova, që do të kërkojë të kthehet me rezultat pozitiv nga udhëtimi iberik.

Kujtojmë se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe gjatë kësaj periudhe, në mediat vendase të shumtë kanë qenë artikujt kundër Kosovës, një shtysë më shumë, që lojtarët të japin maksimumin dhe të shpresojnë për një rezultat pozitiv, për t’i treguar se kush janë në të vërtet.

VIDEO:

Pritet një sfidë e zjarrtë, ku sigurisht spanjollët janë favoritë absolutë, por në futboll shpesh kemi parë që jo gjithmonë triumfojnë favoritët dhe shpresojmë që sot të përsëritet kjo.

Spnaj fillon ndeshjen me skemën 4-3-3, teksa Challandes ka bërë ndryshim në formacionin e Kosovës, pasi fillon me 3-4-1-2.

Spanja: Unai Simon; Marcos Llorente, Eric Garcia, Inigo Martinez, Jordi Alba; Koke, Sergio Busquets, Pedri; Ferran Torres, Daniel Olmo, Alvaro Morata.

Kosova: Samir Ujkani; Fidan Aliti, Ibrahim Dreseviç, MergimVojvoda; Florent Hadërgjonaj, Besar Halimi, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli; Bersant Celina; Vedat Muriqi, Milot Rashica. /Insajderi.com