Spasovski: Një ekip i MPB-së është rrugës për në Bullgari

Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave nga aksidenti i autobusit në Bullgari që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

VIDEO:

“Më lejoni që në këto momente të vështira pikëllimi dhe dhimbjeje për mbarë vendin të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit e viktimave në aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari”, tha Spasovski duke shtuar se pas një bisede telefonike me homologun e tij bullgar Rashkov, një ekip i MPB-së është rrugës për në Bullgari dhe është në dispozicion për të ndihmuar dhe mbështetur kolegët bullgarë.

“Pres një reagim të shpejtë dhe gjithëpërfshirës të shërbimeve kompetente. Lutjet tona janë me të lënduarit. U uroj shërim dhe kthim sa më të shpejtë në shtëpitë e tyre”, ka shkruar Spasovski.