Specialja kërkon arrestimin e tre personave, njëri dyshohet për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë dy kërkesa për lëshim të urdhër-arrestit për tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

VIDEO:

Siç bëhet e ditur në njoftim, kërkesa e parë e urdhër arrestit ka të bëjë kundër një personi për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” sipas ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtarë.

Ndërkaq, kërkesa e dytë e urdhër arrestit është kundër dy personave, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’./Insajderi.com