Spektakël me muzikë e vallëzim në hapjen e EURO 2020 – në fund një mesazh për unitet

Mes 16 mijë tifozëve, në “Olimpico” të Romës është zhvilluar ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian,

Për evenimentin e shtyrë për një vit dhe të pritur me padurim nga tifozët e sportdashësit, u organizuar një ceremoni spektakolare, duke nisur nga mikpritja përpara hyrjes në stadium.

Ata që pritën tifozët përpara se të kalojnë dyert ishin dy ndër ikonat e futbollit italian Francesco Totti dhe Alessandro Nesta.

VIDEO:

Ndërkohë, në fushën e lojës nuk munguan kurrsesi dhe banda muzikore e Policisë së Shtetit italian, me uniformën historike, të cilët teksa luajtën notat e tyre, panë  në të njëjtën kohë edhe ngritjen në qiell të 24 topave gjigantë, në të cilët është simboli i çdo kombëtareje pjesëmarrëse në “Euro 2020”.

Prezent ishte edhe Andrea Bocelli, i cili këndoi në këtë event, ndërsa në atë kohë të 24 topat gjigantë krijuan një top të vetëm, si simbol për shpirtin e bashkuar të Euro 2020.

Prej orës 21:00 ka nisur ndeshja ku takohen Turqia dhe Italia, ndeshje e vlefshme e grupit A.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Zvicra e Uellsi./Telegrafi/

The post Spektakël me muzikë e vallëzim në hapjen e EURO 2020 – në fund një mesazh për unitet appeared first on Telegrafi.