Spektakli i ndërrimit të viteve në Top Channel: ‘Big Brother VIP’ zëvendëson ‘Portokallinë’?

bbv

Spektaklin e ndërrimit të viteve Top Channel ia ka besuar gjithmonë “Portokallisë”, ndonëse këtë vit u përfol se programi i humorit do të zëvendësohet.

VIDEO:

Ditë me parë, përmes një komunikimi pyetje-përgjigje në Instagram, një ndjekës/e pyeti moderatoren e “Big Brother VIP”, Arbana Osmani, për destinacionin e udhëtimit për natën e ndërrimit të viteve.

“Në shtëpi, duke parë ‘Big Brother VIP’, kudo tjetër do të mërziteni shpejt, do të nevrikoseni, ose do të shpenzoni shumë,” shkroi Arbana.

Përgjigjja e saj lë vend për diskutim. “Big Brother VIP” do të përfundojë diku në janar, ndërkohë që 31 dhjetori është ditë e premte, që përkon edhe me transmetimin e reality show-t.

Megjithatë, Fjoralba Ponari, moderatorja e “Portokalli”, e pyetur në Instagram u shpreh:

“Me çfarë është komunikuar deri tani…tradita do të vazhdojë!”

Me gjatë, mund të jetë një ndërthurje e dy spektakleve, por nuk duhet me siguri.