Spurs të vendosur për të nënshkruar me Traoren, i ofrojnë katër futbollistë Wolverhamptonit

Tottenham Hotspur janë duke bërë përpjekje të mëdha për të nënshkruar me Adama Traoren.

Anësori spanjoll pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte i cili e ka bërë prioritet transferimin e tij në Londër.

VIDEO:

Spurs tentuan me një ofertë prej 25 milionë euro, por që kjo u refuzua nga Wolverhampton Wanderers pasi e vlerësojnë më shumë yllin e tyre.

Skuadra londineze tani ka bërë një ofertë tjetër në drejtim të Wolves për Adama Traoren, duke i ofruar plot katër futbollistë.

Spurs kanë ofruar lojtarët e rinj si Joe Rodon, Jack Clarke, Ryan Sessegnon dhe Japhet Tanganga në mënyrë që ta bindin rivalin e Ligës Premier të heqë dorë nga Traore.

Mediat në Angli e kanë quajtur një ofertë të madhe këtë të Spurs, por mbetet të shihet nëse Wolves do të jetë e kënaqur dhe do ta pranojë atë. /Telegrafi/

The post Spurs të vendosur për të nënshkruar me Traoren, i ofrojnë katër futbollistë Wolverhamptonit appeared first on Telegrafi.