Stafi i Al Trade Center dhuron gjak për komunitetin

Al Trade Center është duke zhvilluar një sërë aktivitetesh për nder të 22 vjetorit të themelimit të kompanisë.

Në mesin e këtyre aktiviteteve, dje stafi i Al Trade Center ka vendosur ta dëshmojë gatishmërinë e vet për të kontribuar çdo herë në të mirë të komunitetit.

VIDEO:

Kështu, stafi i Al Trade Center kanë dhuruar vullnetarisht gjak në Qendrën e Transfuzionit të Kosovës duke u motivuar nga thënia “Dhuro gjak, shpëto jetë”.

Vlen të ceket se krahas stafit, edhe qytetarë e klientë të Al Trade Center i janë bashkuar kësaj iniciative.

The post Stafi i Al Trade Center dhuron gjak për komunitetin appeared first on Telegrafi.