Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Chelsea – Real Madrid

Chelsea dhe Real Madridi do të luajnë mes vete në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Londinezët janë nikoqir të spanjollëve në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe shihen si favor pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.

Vendi: Stamford Bridge

Koha: 21:00

Lajme rreth dy ekipeve

Chelsea

Thomas Tuchel pret të rikuperojë Antonio Rudiger për ndeshjen ndaj Realit pasi ai ishte lënë në bankë në fitoren 2-0 ndaj Fulhamit në fundjavë.

VIDEO:

Megjithatë, Mateo Kovacic nuk do të jetë gati për ekipin vendas, i cili mund të rreshtohet me të njëjtin formacion titullar që filloi ndeshjen e parë.

Kjo do ta shihte Timo Wernerin me partner Christian Pulisic në vijën e sulmit.

Sidoqoftë, pasi shënoi dy herë kundër Fulhamit, Kai Havertz do të bëjë presion për të qenë edhe ai pjesë e formacionit titullar.

 

Real Madrid

Raphael Varane ka mbetur jashtë për ndeshjen e dytë pas një dëmtimi dhe kjo e ka lënë Zinedine Zidanen me një tjetër kokë-dhimbje për mbrojtjen. Nëse Sergio Ramos nuk është i aftë për të filluar, Nacho do të plotësojë vendin në qendër.

Eden Hazard pati një paraqitje zhgënjyese kundër Osasunas të shtunën dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të fillojë ndaj ish-skuadrës së tij.

Lucas Vazquez dhe Dani Carvajal nuk do të jenë për ekipin mysafir, dhe kjo mund të shohë përdorimin e Alvaro Odriozola si mbrojtës i djathtë, ose si një anësor i djathtë nëse Zidane zgjedh të përdorë përsëri një mbrojtje me tre lojtarë.

Marcelo pritej të humbiste tërësisht ndeshjen ndaj Chelsea, por braziliani ka përmbushur detyrimin e tij për të qenë pjesë e një qendre votimi në zgjedhjet e Asamblesë së Madridit dhe është i lirë të udhëtojë.

Fakte

Ka pasur nën tri gola të shënuar në 6 ndeshjet e fundit të Chelsea në Ligën e Kampionëve.

Chelsea është i pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi është i pamposhtur në 6 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Analizë

Chelsea mori një barazim të shkëlqyeshëm 1-1 në Madrid javën e kaluar dhe goli jashtë do të jetë një nxitje për ekipin e Tuchel. Blutë kanë pësuar vetëm pesë gola në Londër në 11 ndeshjet që Tuchel ka udhëhequr ekipin, të gjitha erdhën në humbjen 5-2 ndaj West Brom në fillim të prillit.

Karim Benzema shënoi një gol të shkëlqyeshëm në Alfredo Di Stefano për të rritur shpresat e Los Blancos për të siguruar një vend në finalen e Ligës së Kampionëve. Reali ka pësuar vetëm dy gola në shtatë ndeshjet e tyre të fundit jashtë dhe janë të pamposhtur në udhëtim në nëntë takime, por ata duhet të gjejnë një mënyrë për të prishur mbrojtjen e fortë të Chelseat për të mposhtur Blutë.

Chelsea mund të përballojë të ngadalësojë ndeshjen në terrenin vendas dhe të godasë Real Madridin në kundërsulm dhe duke pasur parasysh vendosmërinë mbrojtëse të vendasve, ata duhet të kenë mjaftueshëm për të nxjerrë fitoren dhe për të siguruar vendin e tyre në finalen e Ligës së Kampionëve.

Formacionet e mundshme

Parashikimi: Chelsea 1-0 Real Madrid

/Telegrafi/

The post Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Chelsea – Real Madrid appeared first on Telegrafi.