Stefano Sensi mungon ndaj Real Madridit

Mesfushori i Interit, Stefano Sensi, ka pësuar një ndrydhje në ligamentin medial kolateral, ashtu që do të mungojë në ndeshjen e Ligës së kampionëve kundër Real Madridit.

Ndërkohë, lajmi mirë për trajnerin Simone Inzaghi është rikthimi i Alessandro Bastonit, i cili pritet të jetë në dispozicion për lojë.

VIDEO:

Sensi u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes së fundjavës kundër Sampdorias dhe mëngjesin e sotëm (e hënë) iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore.

“Stefano Sensi ka bërë një skanim të mëngjesin e të hënës si pasojë e lëndimit që mori në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes së të dielës kundër Sampdorias”.

“Skanimi tregoi se Sensi ka pësuar ndrydhje të ligamentit medial kolateral. Testeve iu është nënshtruar edhe Alessandro Bastoni dhe të gjitha dolën mirë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Nerazzurrëve.

Interi është nikoqir i Real Madridit në Stadio Giuseppe Meazza në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve që zhvillohet të mërkurën mbrëma. /Telegrafi/

The post Stefano Sensi mungon ndaj Real Madridit appeared first on Telegrafi.