Stresi sqarohet për fansat pasi Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ia bllokoi Instagramin

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai së fundmi ka treguar se nuk ka mundur të komunikojë me ndjekësit e tij me mesazhe dhe për këtë ka zbuluar edhe arsyen.

Me anë të një videoje të publikuar në InstaStory, është shprehur se Instagrami i është bllokuar nga Ambasada e Amerikës në Shqipëri dhe se do të zhbllokohet me datën 12 qershor.

VIDEO:

Stresi (Foto: Instagram)

“Juve që më keni shkruar në Instagram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12. Ambasada Amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’iu përgjigjem”, ka thënë ai.

Të gjitha lajmet nga Arkimed Lushaj - Stresi Të gjitha lajmet nga Arkimed Lushaj – Stresi

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) mes tjerash shton se ka përfunduar disa klipe dhe se pritet të publikohen së shpejti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🅂🅃🅁🄴🅂🄸 (@stresi)

Reperi i njohur prej disa muajsh ka qëndruar në Londër, teksa pak javë më parë solli projektin e fundit “Feel Good” në bashkëpunim me artistin Cbiz.

Kënga për pak kohë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube. /Telegrafi/

The post Stresi sqarohet për fansat pasi Ambasada e SHBA-së në Shqipëri ia bllokoi Instagramin appeared first on Telegrafi.