Studimi: Burrat që veshin këtë stil rrobash kanë më shumë gjasë të tradhtojnë

Për të kapur një tradhtar, vetëm vini re rrobat që vesh.

Të shkuara janë ditët kur kontrollonit telefonin për mesazhe të dyshimta të partnerit tuaj, sepse sipas një studimi të publikuar së fundmi, ka një mënyrë më të lehtë ta kuptoni besnikërinë e tij, njofton Insajderi.

VIDEO:

Burrat që parapëlqejnë rrobat me logo të mëdha luksoze të qëndisura mbi to ka më shumë të ngjarë të jenë të pabesë, sipas një studimi të Universitetit të Miçiganit botuar në Buletinin e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale.

Meshkujt që zotërojnë bluza me emblema të markave më të mëdha ishin “vlerësuar më lartë në përpjekjen për çiftëzim, më të ulët në investimet prindërore”, thanë studiuesit dhe kanë një interes më të lartë për t’u përfshirë në afera të shkurtra seksuale.

Këta burra gjithashtu janë më pak të interesuar të kenë marrëdhënie romantike afatgjata dhe të përkushtuara, tregoi studimi. Ata gjithashtu tërhiqen më pak nga gratë që duan këto marrëdhënie afatgjata në krahasim me burrat që kanë këmisha me një logo më të vogël. /Insajderi.com