Sule refuzon kalimin te Newcastle United

Nicklas Sule nuk do të transferohet në Angli tek Newcastle United.

Qendërmbrojtësi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Bayernin dhe spekulohej se do të transferohet në Angli.

Vet lojtari më parë kishte zbuluar se ëndërron që një ditë të luaj në Ligën Premier, por ai ka refuzuar transferimin tek Newcastle United.

VIDEO:

‘Laraskat’ kanë tentuar ta bindin lojtarin me një ofertë të majme në aspektin financiar, por Sule ka refuzuar transferimin tek kjo skuadër gjatë janarit.

Sporti 1 ka raportuar se mes lojtarit dhe Bayernit janë hapur sërish negociatat për vazhdimin e kontratës dhe ai tani po konsideron qëndrimin në Munich.

Gjithsesi në garë për mbrojtësin gjerman mbeten edhe skuadra të tjera në Angli si Chelsea, Arsenal e Tottenham Hotspur.

Sule do të ketë një tjetër takim me drejtuesit e Bayernit dhe nëse nuk gjen gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës, do të largohet në verë si transferim i lirë. /Telegrafi/

The post Sule refuzon kalimin te Newcastle United appeared first on Telegrafi.