Sulm me bombë në Natën e Bajramit në Bagdad – humbin jetën të paktën 25 persona

Të paktën 25 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar për shkak të sulmit me bombë në një treg të zënë në kryeqytetin irakian, Bagdad, thonë burimet e sigurisë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pajisja shpërtheu në një treg, në zonën veriore të qytetit Sadr, derisa familjet u përgatitën për festivalin islamik të Kurban Bajramit të martën.

VIDEO:

Ky ishte sulmi me bombë më vdekjeprurës në Bagdad në gjashtë muaj.

Nuk dihet ende se kush ishte prapa këtij sulmi, por sipas BBC, dyshimi do të bjerë mbi grupin e Shtetit Islamik (IS).

Qeveria irakiane shpalli fitoren në luftën e saj kundër grupit xhihadist mysliman suni në fund të vitit 2017. /Telegrafi/

The post Sulm me bombë në Natën e Bajramit në Bagdad – humbin jetën të paktën 25 persona appeared first on Telegrafi.