Sulm me bombë në Somali, pesë të vdekur

Pesë persona u vranë dhe mbi një duzinë u plagosën në një shpërthim me bombë pranë një shkolle në kryeqytetin e Somalisë Mogadishu të enjten, ka thënë një zyrtar i sigurisë, në sulmin e fundit të marrë përsipër nga al-Shabaab.

“Kishte një shpërthim me makinë bombë… vdekja e pesë personave u konfirmua dhe 15 të tjerë u plagosën”, tha zyrtari i sigurisë Mohamed Abdillahi për AFP, duke shtuar se 11 studentë ishin në mesin e viktimave të plagosur.

VIDEO:

“Ne nuk e dimë objektivin e sulmit”, tha ai.

Somali

Dëshmitarët thanë se bomba shkaktoi dëme të mëdha në shkollë dhe automjete të parkuara aty pranë.

“Ndërtesa e shkollës u dëmtua rëndë dhe disa nga autobusët e tyre shkollorë u shkatërruan”, tha për AFP Ahmed Bare, një roje sigurie në një ndërtesë aty pranë.

Drejtori i shërbimit të ambulancës Aamin të Mogadishu, Abdikadir Abdirahman, ndau foto të skenës së shpërndarë nga rrënojat në Twitter, duke e quajtur bombardimin “një tragjedi”. /Insajderi.com