Supergoli i Halimit ndaj Spanjës ‘pushton’ rrjetet sociale

Goli i bukur i shënuar nga mesfushori i Kosovës, Besar Halimi në ndeshjen ndaj Spanjës ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Spanja ka fituar me rezultat 3-1 përballjen ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Golat në ndeshjen e vlefshme për grupin B u shënuan nga Dani Olmo (33’), Ferran Torres (35’) dhe Gerard Moreno (75’), ndërsa për Kosovën shënoi Besar Halimi (70’).

VIDEO:

Çmend Besar Halimi, shënon super gol nga 40 metra ndaj Spanjës Çmend Besar Halimi, shënon super gol nga 40 metra ndaj Spanjës

Megjithatë, goli i shënuar nga mesfushori kreativ i Dardanëve ka bërë bujën më të madhe në rrjetet sociale.

Halimi shfrytëzoi për mrekulli një gabim amator të portierit Unai Simon, i cili humbi topin afër mesit të fushës pas një dalje të gabuar.

Pas ‘vjedhjes’ së topit, Halimi goditi fortë dhe saktë nga më lartë se 40 metra për ta dërguar topin në rrjetë.

Ky gol i Halimit ka pushtuar rrjetet sociale, me përdorues të ndryshëm që po e vlerësojnë lartë golin e mesfushorit të Kosovës. /Telegrafi/

 

 

The post Supergoli i Halimit ndaj Spanjës ‘pushton’ rrjetet sociale appeared first on Telegrafi.