Superkupa e Italisë e fundit mes Juventusit dhe Interit ishte zhvilluar në vitin 2005 – rezultati, formacionet dhe pamjet nga ajo superndeshje

Interi do të përballet me Juventusin në finalen e Superkupës së Italisë nesër në mbrëmje (e mërkurë) dhe do të jenë përballë për herë të parë në këtë garë që nga viti 2005.

Kjo ishte hera e parë që të dy skuadrat u takuan në finalen e Superkupës së Italisë, me Bianconerët që fituan titullin e kampionit në sezonin 2004/05 dhe Nerazzurrët fituan Kupën e Italisë.

Në një mbrëmje gushti me shi në “Stadio delle Alpi” në Torino në vitin 2005, të dy skuadrat luftuan për trofeun e Superkupës së Italisë.

Trajneri i Juventusit ishte Fabio Capello, ndërsa Roberto Mancini drejtonte Interin.

VIDEO:

Interi kishte shënuar i pari me Adrianon, por që u anulua për goditje dënimi brenda zone nga braziliani.

Juventus pastaj kaloi në epërsi në në pjesën e parë, me Trezeguet që shënoi pas një pasimi të Ibrahimovic, por gjyqtari e anuloi për pozitë jashtë loje (në xhirime shihej që nuk ishte).

Gjatë pjesës së dytë, Toldo ishte në flakë për Nerazzurrët, duke bërë disa pritje të bukura.

Edhe Interit iu mohua disa herë goli nga Chimenti, duke e detyruar ndeshjen të shkojë në kohë shtesë pasi përfundoi 0-0.

Në minutën e 96-të, vendosi goli i Juan Sebasitian Veron. Interi e ruajti rezultatin duke siguruar fitoren e tyre të dytë ndonjëherë në këtë garë.

Juventusi do të kërkojë hakmarrje në ndeshjen e nesërme në San Siro, ndërsa Interi do të kërkojë të përsërisë historinë.


Formacionet e asaj ndeshjes

Juventus (4-4-2): Chimenti; Zebina, Kovac, Cannavaro, Zambrotta; Camoranesi, Vieira, Emerson, Nedved; Ibrahimovic, Trezeguet

Inter (4-4-2): Toldo; Ze Maria, Cordoba, Materazzi, Favalli; Zanetti, Veron, Cambiasso, Stankoviç; Adriano, Obafemi Martins


The post Superkupa e Italisë e fundit mes Juventusit dhe Interit ishte zhvilluar në vitin 2005 – rezultati, formacionet dhe pamjet nga ajo superndeshje appeared first on Telegrafi.