Superliga e Kosovës: Trepça befason Dritën në Gjilan, Drenica dhe Besa ndajnë pikët

Sot në Superligën e Kosovës në futboll janë zhvilluar dy ndeshje, kampionët aktual të Dritës janë befasuar në shtëpi nga Trepça ’89, teksa Drenica dhe Besa kanë ndarë pikët, njofton Insajderi.

Ekipi mitrovicas Trepça ’89 ka shkaktuar befasinë e javës në Superligë, ku ka mposhtur në Gjilan ekipin e Dritës me shifrat 2:1. Golat për mysafirët u shënuan në pjesën e parë nga Ademi (14’) dhe Shala, i cili shënoi në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë të ndeshjes.

VIDEO:

Në pjesën e dytë, nikoqirët e vetmja gjë që arritën të bënin ishte ngushtimi i rezultatit. Autor i golit për gjilanasit ishte Kastriot Rexha, që shënoi 10 minuta para mbylljes së takimit.

Në sfidën tjetër të zhvilluar në ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj, Drenica dhe Besa e Pejës kanë luajtur pa gola.

Pas javës së 20-të në ligë, Drita mbetet lider me 44 pikë, Trepça ’89 ngjitet në kuotën e 25 pikëve në vendin e pestë.

Drenica me këtë barazim shkon në 20 pikë në pozitën e nëntë, ndërsa Besa mbetet në vendin e fundit me vetëm tetë sosh. /Insajderi.com