Superliga me dy ndeshje në program sot

Superliga e Kosovës në futboll, gjatë ditës së diele do të vazhdojë me ndeshjet e javës së 20-të kampionale, ku në program janë dy ndeshje mjaft interesante, njofton Insajderi.

Ndeshja e parë që pritet të fillojë nga ora 13:00, në Podujevë, Llapi pret vizitorët nga Gjilani, ndërsa me fillim nga ora 13:30 në Suharekë, Ballkani pret mysafirët nga Drenasi, ekipin e Feronikelit.

VIDEO:

Llapi aktualisht ndodhet në vendin e tetë në tabelë me 20 pikë, teksa Gjilani ndodhet në të katërtin me 30 pikë. Llapi do të kërkojë fitore në këtë përballje, për të ikur nga zona e kuqe, ndërsa ekipi i Bylbyl Sokolit kërkon fitore për të mos humbur hapin për zonën ku dërgon në garat evropiane.

Në sfidën tjetër, Ballkani i vendit të dytë kërkon fitore, pasi me tre pikë eventuale do të barazonte me pikë liderin e Dritës, ndërsa Feronikeli ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë me 24 pikë. /Insajderi.com