Sveçla: Me pikëllim morëm lajmin për aksidentin tragjik

Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është në mesin e politikanëve që reaguan për tragjedinë në Bullgari.

VIDEO:

Ai shpreh gadishmërinë e plotë në ofrimin e ndihmës me të gjitha kapacitetet që posedojnë.

“Me pikëllim morëm lajmin për aksidentin tragjik të ndodhur sot në Bullgari.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më shpejtë të gjithë të lënduarve.

Në ditë të rënda si kjo bashkëndjejmë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe shpreh gadishmërinë time të plotë në ofrimin e ndihmës me të gjitha kapacitetet që posedojmë”, ka shkruar ai.