Sveçla pret në takim ambasadorin e Norvegjisë, premtohet përkrahje

MPB

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, njoftojnë nga MPB.

VIDEO:

Bëhet e ditur se ambasadori e përgëzoi ministrin për detyrën e tij të re dhe u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e mirë dhe thellimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Norvegjisë.

Në këtë takim u diskutua edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës në fushën e sigurisë, integritetin në institucionet e sigurisë, sigurinë kibernetike e menaxhimin e integruar të kufirit.

Në fund të këtij takimi, ambasadori Grondahl u zotua se do të përkrahë MPB-në në tejkalimin e të gjitha sfidave me të cilat mund të ballafaqohen qytetarët e Kosovës.