Syla thotë se mezi po e pret Kurtin kryeministër: Duhet t’i mësojë interesat amerikane edhe ai

<!–

–>

Valon Syla ka thënë se mezi po e pret Albin Kurtin kryeministër.

VIDEO:

Gazetari Valon Syla, njëherit edhe opinionist, ka thënë se po e pret me padurim ardhjen e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, në pozitën e kryeministrit.

Syla, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se Kurti, sapo të vijë në këtë pozitë, do t’i mësojë interesat amerikane në Kosovë.

Tutje, ai ka thënë se e mbështet Kurtin në reciprocitet të plotë me Serbinë, si dhe rishikimin e platformës së dialogut me të. Ai nuk e ka vlerësuar si prioritet dialogun politik me shtetin fqinj.

Postimi i plotë:

Menzi s’pe pres Albin Kurtin Kryeminister, veç pe shoh ndryshimin… kemi mu knaq.

Duhet me mësu ai edhe Amerikën çka janë interesat amerikane këtu, se ju ka humb udha në oborr. E mbeshtes plotësisht në reciprocitet të plotë, dhe rishikim të bisedimeve.

S’është prioritet absolutisht.

Shoqnia Civile që e votoj masivisht, tash po i thotë, ndryshoj qëndrimet. Ska me i ndryshu. Krejt dhe Drejt. Kemi mu knaq.