Szunyog dënon incidentet ndaj komuniteteve pakicë në Kosovë

Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar ashpër incidentet ku pjesëtarë të komuniteteve janë diskriminuar në baza etnike në Gjakovë dhe në Prizren.

VIDEO:

Ai ka bërë thirrje që të për respekt, tolerancë dhe paqe. Me këtë rast ai nëpërmjet një postimi në Twitter ka inkurajuar institucionet e Kosovës që të ndërmarrin masa ligjore.

“Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër incidentet e fundit në Gjakovë dhe Prizren, që përfshin diskriminimin publik, keqtrajtimin dhe sjelljen jotolerante ndaj pjesëtarëve të komunitetit pakicë. Bëjmë thirrje për respekt, tolerancë dhe paqe, dhe inkurajojmë fuqishëm autoritetet e Kosovës që të ndërmarrin masa ligjore”, thuhet në postim.

Kujtojmë që Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka ngritur shqetësimin se pjesëtarët e komuniteteve pakicë në Kosovë po refuzohen të shërbehen në disa lokale të gastronomisë në vend.

Ai është informuar se një rast i tillë ka ndodhur të shtunën mbrëma në një lokal në Gjakovë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i zëvendësministrit të Kulturës, Sejnur Veshall.