“Ta kisha ditë kisha marrë fërtere me veti”, Përparim Rama ironizon me sulmuesit që e gjuajtën me vezë

Kandidati i LDK-së

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama është sulmuar me vezë në një takim të sotëm që ka pasur me qytetarë në Kodrën e Trimave.

VIDEO:

Pas kësaj, Rama, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ironuzuar me personat që e kanë sulmuar, duke thënë se ‘ta kish ditë kisha marrë fërtere me veti’.

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se kandidati i këtij subjekti për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, është sulmuar me vezë nga një grup i të rinjëve.

Ajo ka thënë se grupi që gjuajti me vezë brohorisnin “Vetëvendosje”.

Ndërsa, lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Qendra e VV-së në Prishtinë ka thënë se sulmi me vezë ndaj kandidatit të LDK-së për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, nuk është bërë nga anëtarët e tyre.