“Ta kisha ditë me marrë fërtere me veti”, reagimi i Përparim Ramës pas sulmit me vezë

<!–

–>

VIDEO:

Përparim Rama kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale që mbahen në tetor të këtij viti, sot gjatë ditës është sulmuar me vezë në një takim që ka pasur me qytetarë në Vranjevc.

Disa të rinj që kanë brohoritur Vetëvendosje e kanë gjuajtur Ramën me vezë.

Pas kësaj ai ka ironuzyar me personat që e kanë sulmuar.

Në një postim ën rrjetin social Instagram, Rama ka publikuar një fotografi nga kuzhina ku ka shkruar: “ta kish ditë kisha marrë fërtere me veti”.

Përderisa zëdhënësja e LDK, Sibel Halimi në një prononcim për Gazetën Online ‘Reporteri.net” ka thënë se personat që e kanë sulmuar Ramën kanë brohoritur Vetëvendosje, nga kjo parti e kanë mohuar se kanë gisht në sulmin me vezë ndaj Ramës.