Tabela e Ligës së Parë në futboll – Grupi A dhe B

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në Ligën e Parë, përkatësisht në Grupin A dhe B.

Malisheva e ka rimarrë kreun e tabelës në fitoren 4-0 ndaj Vushtrrisë, duke krijuar një distancë prej dy pikësh.

Dukagjini në anën tjetër barazoi pa gola me Lirinë, e që ky rezultat i shkoi përshtati malishevasve.

Barazim mori edhe Drenasi në përballjen me Vëllaznimin me atë që përfundoi 1-1.

Fitore shënoi Onixi që triumfoi ndaj Istogut me rezultat 2-1.

VIDEO:

A&N në anë tjetër mori një fitore të madhe në udhëtim te Trepça, me shifrat 3-1.

Foto: FFK

Foto: FFK

Grupi B

Ulpiana në këtë xhiro ka triumfuar ndaj Ramiz Sadikut me rezultat 2-1, duke qëndruar si lider me 26 pikë.

Por, me pikë të njëjta është edhe Vitia që fitoi me rezultat minimal ndaj Vllaznisë 1-0.

Fitore me komode mori 2 Korriku që mposhti Flamurtarin me shifrat 2-0.

Në këtë rreth triumfoi edhe Ferizaj që mposhti me vështirësi Dardanën me rezultat 1-0.

Takimi i vetëm pa gola në këtë grup ishte ai në mes të KEK-ut dhe Kikës, që përfundoi 0-0. /Telegrafi/

Foto: FFK

Foto: FFK

The post Tabela e Ligës së Parë në futboll – Grupi A dhe B appeared first on Telegrafi.