Tahiri i bindur se LDK do t’i fitojë mbi 10 komuna në zgjedhjet lokale

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, është shprehur i bindur se partia e tij do t’i fitojë mbi 10 komuna në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen gjatë kësaj vjeshte.

Sipas Tahirit, përveç se do t’i rifitojë komunat aktuale që i ka në qeverisje, LDK do të fitojë edhe disa komuna tjera, ndër të cilat beson se është Podujeva e Prishtina.

VIDEO:

“LDK do ta rikthejë Podujevën dhe Prishtinën. Në Klinë katër parti ndahen vetëm me 300 vota. Do të jetë shumë me rëndësi përzgjedhja e kandidatëve. Dragashi do të merret. LDK është mundur nga PDK vetëm me votat e subjekteve minoritare. Nuk do të thotë se është kësaj here minoritarët do të shkojnë me PDK-në”, ka thënë ai në “Debat Plus” të Rtv Dukagjinit.

Kryetari i Vushtrrisë thotë se gjasat e mëdha janë që LDK t’i rikthehejë Prizrenin dhe Ferizajn.

“Mund të them se LDK do të fitojë në mbi 10 komuna. LDK fiton së paku 12 komuna në zgjedhje komunale”, ka deklaruar Tahiri. /Insajderi.com