Tahiri: Kurti po i zhvillon takimet me Vuçiqin pa i raportuar Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i zhvillon takimet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para se t’i raportojë Kuvendit.

Këto komente, Tahiri, i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

VIDEO:

“Kryeministri duhet të ketë një qasje llogaridhënëse, edhe pse e dimë se e ka shumicën e Kuvendit ai duhet të bëjë një informim paraprak para deputetëve për këtë proces kjo e trajton rëndësinë më të madhe”

“Këtë kuptim ai ka bërë gabim kjo nuk duhet të ndodhë, nuk fiton asgjë Kosova. Shihet se procesi i dialogut është një rrugë qorrsokak për Kosovën, nuk ka agjendë dhe nuk ka asgjë”.

Sipas tij, procesi i dialogut po e çon Serbinë drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Me këtë proces të dialogut është duke fituar me mundësi të fotografimit vetëm presidenti Aleksandër Vuçiq dhe Serbia që po ec drejtë integrimit evropian dhe Kosova është ka stagnon Edhe njëherë e ripërsërisim qëndrimin e AAK-së për dialogun që të jetë e përfshirë edhe SHBA-ja duke u emëruar një emisar nga presidenti Joe Biden”, ka thënë Tahiri. /Insajderi.com