Tahiri: Mjekëve, policëve dhe mësimdhënësve – s’ishte dashtë t’ua bimë punën të dalin në greva!

Ish-deputeti

Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri i ka kushtuar një shkrim të veçantë mjekëve, policëve dhe mësuesve të Republikës.

KENI ÇKA TË LEXONI,  E JU LUTEM LEXONI..!

VIDEO:

Për mjekët, mesuesit dhe policët tanë!

Mjekëve, policëve dhe mësimdhënësve – kurrë nuk ish dashtë me u’a pru punën me dalë në greva!

1). Kur ne nuk kishim shtet si tani që e kemi Kosovën, mjekët tanë shqiptar na shërbenin me çdo mundësi, po e marr shembull një mjeke me emrin Mreeushja apo Rrushja (nuk e di saktë), e cila i ndihmoi Nënës sime Hidajetit, që lindi vëllaun tim Milotin në shtëpi në vitin 1992, e ne nuk kishij asnjë cent me ia dhân dhe as ajo asgjë nuk morri, kurse sot ne kemi shtetin dhe nuk jemi në gjendje me i ruajtë e me i mbajtë mjekët tanë, e sidomos në këtë situatë!

2. Kurrë në jetë, nuk ish dashtë mësuesit apo mësueses me u’a pru punën me dalë në greva, për shkak se këta mësues dhuronin dije e mësim me ato vlera qesharake prej 10 marka në muaj, e kur edhe ato na i dhuronin ne!

3). Kurrë ne jetë, nuk ish dashtë me u’a pru punën policëve që të dalin në greva sepse më së shumti meritojnë përkrahje dhe mbështetje nga shteti, se çdo siguri e Kosovës ekziston falë tyre!

Pra, s’ka nevojë të shkruaj më shumë, por shumë e palakmueshme kjo situatë në vendin tonë.

[Reagim pa dallime të qeverive]

Këta që i kam cekur meritojnë më të mira sesa unë në këtë vend.

Më falni që shkruaj e flas realtet,

Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë