Takefusa Kubo sërish në huazim, sërish në La Liga

Takefusa Kubo duket se nuk do të jetë as në edicionin e ri në skuadrën e parë të Real Madridit.

Talenti japonez nuk e ka bindur Carlo Ancelottin që ta fus në planet e tij, andaj sërish do të ketë një huazim për të.

Sipas asaj që raporton AS, Villareali është afër mbylljes së huazimit të Kubos, me Los Blancos që janë të hapur për këtë ide.

VIDEO:

Takefusa Kubo shënon golin më të pazakontë deri më tani me kombëtare - fut topin mes këmbëve të katër lojtarëve Takefusa Kubo shënon golin më të pazakontë deri më tani me kombëtare – fut topin mes këmbëve të katër lojtarëve

Madrilenët duan që japonezi të zhvillohet edhe më shumë dhe do ta largojnë sërish në huazim në Anoeta.

Kubo ishte në huazim pikërisht te Villareli edhe te Mallorca, gjersa po bëhet gati që të paraqitet edhe në Lojërat Olimpike që mbahen pikërisht në vendin e tij.

Real Madridi pritet që të dalë së shpejti me njoftim zyrtar se Kubo ka shkuar në huazim te Villareali. /Telegrafi/

The post Takefusa Kubo sërish në huazim, sërish në La Liga appeared first on Telegrafi.