Takimi i dy qeverive, shkruan kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar mbajtjen e takimit të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës.

Rama me anë të një njoftimi në Facebook ka thënë se takimi do të mbahet në Elbasan.

“Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Elbasan”, shkruan Rama.

VIDEO:

Në këtë takim deri më tani janë në plan për tu nënshkruar 16 marrëveshje mes dy qeverive.

Ato që tashmë janë bërë të ditura, janë marrëveshja për sigurime shoqërore, ku është kërkuar autorizimi për nënshkrim nga presidentja Vjosa Osmani, marrëveshja për lejet e qëndrimit në afat 5-vjeçar, përmes një aplikimi të thjeshtë dhe ajo për lehtësimin e procedurës së njohjes së diplomave.

Këto janë disa nga marrëveshjet Kosovë - Shqipëri që pritet të nënshkruhen në mbledhjen e dy qeverive të premten Këto janë disa nga marrëveshjet Kosovë – Shqipëri që pritet të nënshkruhen në mbledhjen e dy qeverive të premten

Do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë.

Po ashtu, të gjithë qytetarët e Kosovës do të mund të marrin lejen e qëndrimit në afat 5-vjeçar së bashku me lejen e punës në Shqipëri, vetëm me një aplikim të thjeshtë. /Telegrafi/

The post Takimi i dy qeverive, shkruan kryeministri Edi Rama appeared first on Telegrafi.