Tare e Inzaghi te Napoli, Laurentiis mendon për revolucion

Napoli është duke monitoruar situatën e Igli Tare dhe Simone Inzaghi, pasi presidenti i këtij klubi, Aurelio De Laurentiis po përgatitet për një revolucion në verë.

Sipas mediave italiane Gennaro Gattuso do të largohet nga Napoli në fund të sezonit, pavarësisht pozitës që do ta zënë në renditje.

Napoli është në garë për pozitën e katër, ku ka vetëm tre pikë më pak se Juventusi.

VIDEO:

Shumë kandidatë thuhet se janë në listën e ngushtë të Napolit me emra si: Vincenzo Italiano, Ivan Juric, Max Allegri, Luciano Spalletti dhe Simone Inzaghi.

Sipas Radio Kiss Kiss Napoli, tekniku i Lazios është në pozicion të mirë pasi ai ende nuk ka zgjatur kontratën e tij që skadon në fund të sezonit.

Napoli gjithashtu mund të vendosë të ndahet edhe me drejtorin e tyre sportiv Cristiano Giuntoli.

Igli Tare është një nga ata që monitorohen nga Aurelio De Laurentiis, i cili po përgatitet për një revolucion në verë.

Mediat shkruajnë se presidenti i Napolit është i gatshëm të shesë dy nga yjet e skuadrës në fund të sezonit, përfshirë edhe Kalidou Koulibalyn. /Telegrafi/

The post Tare e Inzaghi te Napoli, Laurentiis mendon për revolucion appeared first on Telegrafi.