Taulant dhe Granit Xhaka i bëjnë dhuratë babait një veturë luksoze të tipit Mercedes

Ata janë dy nga futbollistët më të pëlqyer në trojet shqiptare e po ashtu edhe shumë të suksesshëm.

Fjala është për vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka, të cilët prej vitesh janë bërë pjesë e shtypit e faqeve rozë.

Dyshja janë mjaft aktiv edhe në rrjete sociale, gjersa ndajnë me fansat imazhe e video të ndryshme duke mos lënë anash as njoftimet e tjera.

VIDEO:

Taulant Xhaka (Foto: Instagram)

Së fundmi, Taulanti ka ndarë një postim në InstaStory ku tregon se së bashku me të vëllanë, Granitin, i kanë blerë babait të tyre një makinë.

“Dhurata nga unë dhe Graniti për babanë më të mirë në botë”, ka shkruar ai.

Të gjitha lajmet nga Taulant Xhaka Të gjitha lajmet nga Taulant Xhaka

Në bazë të imazhit, vetura duket të jetë e tipit Mercedes dhe ndër modelet e fundit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Ata shihet se ruajnë një raport të mirë, pasi paraqitjet e tyre së bashku janë të shumta. /Telegrafi/

The post Taulant dhe Granit Xhaka i bëjnë dhuratë babait një veturë luksoze të tipit Mercedes appeared first on Telegrafi.