“Të bon nervoz” – Haradinaj flet nga Haga për Milaim Zekën

Nasim Haradinaj

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj po vazhdon dëshminë në Speciale në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të për pengim të drejtësisë.

VIDEO:

Deklarata e tij është përcjellur me nervozizëm pas pyetjeve nga prokurori.

Në momentin që prokurori e lëshoi një pjesë nga debati ku Haradinaj ishte pjesëmarrës, aty u përmend edhe gazetari Milaim Zeka.

Për këtë të fundit, Haradinaj tha se ka ndryshuar mendim, pasi që në fillim mendonte se OVL UÇK i ka nxjerrur dokumentet.

“E ka ndryshu mendimin, sepse na ka akuzu neve për këto. Është një prej gazetarëve që të bën nervoz dhe don me nxjerr diçka”, ka thënë ai.