Të burgosurit në Rusi hyjnë në grevë shkaku i torturave nga oficerët

Rusi

Të burgosurit në Rusi, gjegjësisht në burgun Angarsk kanë nisur një grevë urie masive, për shkak të torturave që po iu bëhen të burgosurve nga gardianët.

VIDEO:

Greva u njoftua nga projekti për të drejtat e njeriut “Gulagu.net”, dhe greva po ashtu u konfirmua nga departamenti kryesor i Shërbimit Federal.

Sipas shërbimit për shtyp të Shërbimit Federal, vetëm pesë burra që vuanin dënimin nuk pranuan të hanin.

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se të burgosurit poshtërohen për arsye formale, zhvishen lakuriq, rrihen, prangosen, zvarriten nëpër dysheme. Vetëm në shtator, dy të dënuar vdiqën në këtë burg si shkak i torturave.

Burgu IK-2 është një koloni e rreptë e regjimit për personat e dënuar për krime të rënda për herë të parë. Tani, sipas projektit “Gulagu.net”, institucioni drejtohet nga Roman Skorobogatov, një ish-punonjës i burgut IK-15.

Pranverën e kaluar, një trazirë u zhvillua në IK-15. Siç raportuan atëherë të burgosurit, ishte një protestë e detyruar kundër dhunës nga oficerët e FSIN. Protesta, e cila u shtyp me ndihmën e treqind ushtarëve të forcave speciale, filloi pasi njëri nga të burgosurit raportoi rrahjen nga një oficer kolonie, dhe rreth 20 persona të tjerë i prenë venat nga solidariteti.
Torturat në burgjet ruse janë të zakonshme, sidomos kohët e fundit, kur edhe po shtypen aktivistët e opozitës.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut shpesh bëjnë thirrje që të ndalen torturat nëpër burgjet ruse, që detyrojnë të burgosurit edhe të kryejnë vetëvrasje.