Të kryejmë pagesa dhe blerje online në mënyrë të sigurt

Pagesat dhe blerjet online janë të sigurta, të thjeshta e të shpejta, andaj këto mënyra të funksionimit që si fokus kanë lehtësimin e punës për klientët bankar, janë qëllimi kryesor i institucioneve financiare në Kosovë.

Digjitalizimi i shërbimeve bankare dhe avancimi i proceseve me produktet dhe shërbimet e fundit, tashmë, klientëve iu ofron qasje në kohë reale për të parë se sa mjete kanë në xhirollogari, mund të kryejnë transfere në punë sekondash, e madje, edhe të paguajnë fatura për kompanitë e ndryshme private dhe institucionale.

BPB dhe bankat anëtare në Shoqatën e Bankave të Kosovës angazhohen në vazhdimësi për ofrim të portofolios së gjërë të produkteve dhe shërbimeve që plotësojnë nevojat e klientëve.

Për rëndësinë e pagesave dhe blerjeve online ka folur udhëheqësi i Departamentit të Retail dhe Marketingut në BPB, Adonis Bllacaku.

VIDEO:

 “Rëndësia e pagesave online, në të njëjtën kohë edhe efikasiteti i tyre e ndihma që mund të na sjellë në disa fusha është vërejtur më së shumti gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë. Në këtë periudhë ishin vetë klientët që u interesuan për këto produkte. E njëjta frymë po vazhdon edhe më tutje, megjithatë, e rëndësishme është që vazhdimisht, të ketë vetëdijësim dhe informacione të reja në këtë aspekt”, ka thënë Bllacaku, duke shpjeguar edhe pse po i kushtohet rëndësi e veçantë fushatës vetëdijësuese në shërbimet bankare dixhitale.

“Përmes këtyre instrumenteve të pagesave, ne si BPB po edhe bankat tjera komerciale në Kosovë, kemi për qëllim të bëjmë më të shpejtë komunikimin me klientët dhe atyre të ju mundësojmë të kursejnë kohë e energji, duke i kryer obligimet e tyre përmes pajisjeve teknologjike”, thotë tutje udhëheqësi i departamentit të Retail dhe Marketingut në BPB.

“E rëndësishme për ne, e kjo është edhe arsyeja pse ju kemi bashkuar fushatës, është të njoftojmë klientët tanë që i gjithë ky proces është shumë i sigurt. Në fakt, duke përdorur instrumentet që nuk funksionojnë me para të gatshme, evitohen edhe shumë rreziqe, siç janë falsifikimi i parave, vjedhja, kosto e mbajtjes dhe e transportit. Kjo është edhe arsyeja se pse kjo mënyrë funksionimi do të vazhdojë të jetë pjesë e strategjisë për të ardhmen e bankës tonë”, ka përfunduar ai.

Ka disa vite që në nivel global janë bërë përditshmëri pagesat dhe blerjet online. Ndryshimet dhe avancimet në fushën e teknologjisë, po e bëjnë të pashmangshme tranzicionin nga pagesat cash në ato online.

Gjithashtu, më e rëndësishmja, mos kufizimi kohor kur mund të kryeni shërbime të caktuara, ka bërë që ky trend të jetë padiskutueshëm i kapshëm nga palët e interesit.

Andaj, kjo fushatë synon edhe më tutje qasjen e bankave drejt nevojave të përdoruesve, e gjithashtu edhe përfshirjen financiare të popullsisë dhe informimin e tyre drejt pagesave online.

Me përmirësimin e tregut të pagesave në vend, do të bëhet edhe më tutje përshtatja e sistemit drejt përmirësimeve të reja teknologjike dhe inovative, me kushte të volitshme dhe konkurruese në tregun e Kosovës, kundrejt kujdesit ndaj klientit.

 

The post Të kryejmë pagesa dhe blerje online në mënyrë të sigurt appeared first on Telegrafi.