Të mbijetuarit e aksidentit në Bullgari japin përgjigje se si ka ndodhur rasti: Theva xhamin me çekan, kishte piskama dhe tym

I mbijetuari nga Presheva në aksidentin tragjik në Bullgari, Lulzim Sulejmani në një deklaratë për “Alsat-M” tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 2 të natës.

“Kam qenë personi i vetëm i zgjuar dhe krejt rastin e kam pa me sy se si ka ndodhur”, tha Sulejmani.

Ai tha se ka qenë në pjesën e majtë të autobusit dhe ka parë se si autobusi po shkon në pjesën e djathtë drejt bankinës.

VIDEO:

“S’kam mundur të nxjerr zë dhe kur goditi bankinën, u dëgjua një krismë e madhe”, tha Sulejmani.

Ai shtoi se menjëherë u përhap flaka dhe tymi i zi, ndërsa autobusi pas 20 metrave është ndalur.

Aksidenti në Bullgari, Lulzimi ndihmoi tjerët edhe pse ishte i lënduar Aksidenti në Bullgari, Lulzimi ndihmoi tjerët edhe pse ishte i lënduar

“Nisi panik i madh, kishte piskama u bë krejt tym, por për fat të mirë mora çekanin dhe thyva xhamin. Unë dola i pari, kan dalë edhe 5 persona tjerë dhe pastaj nusja ime. Ajo s’ka mundur të hecë dhe kam mbajtur 150 metra në krah për të ikur nga shpërthimi i mundshëm nga autobusi dhe më pas nuk dëgjova asnjë zë”, tha Sulejmani.

Ai po ashtu theksoi se shoferët janë zëvendësuar me njëri tjetrin./Telegrafi/

The post Të mbijetuarit e aksidentit në Bullgari japin përgjigje se si ka ndodhur rasti: Theva xhamin me çekan, kishte piskama dhe tym appeared first on Telegrafi.