Të mbijetuarit ishin të ulur në pjesën e pasme të autobusit, dalin detaje të reja nga aksidenti i tmerrshëm

<!–

–>

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i tmerrshëm në Bullgari.

VIDEO:

Gazetari i Gazetës Express, Besian Leka, nga Maqedonia ka dhënë detaje rreth aksidentit tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 persona ndërsa 7 të tjerë mbijetuan.

Leka në një lidhje direkte në Pressing të T7 tha se Maqedonia është tronditur nga kjo ngjarje teksa tregoi se shumica e viktimave janë nga Shkupi, ndërsa një është nga Kosova.

“Mëngjesin e sotëm Maqedoninë e Veriut e ka shoqëru ky lajm i dhimbshëm. Që në orët e hershme morëm lajmin nga kolegët nga Bullgaria se në shtetin e tyre ka marrë flakë një autobus që po transportonte udhëtarë të Maqedonisë që po ktheheshin nga Turqia.

U bë trend kohëve të fundit vizitat e shpeshta në Turqi përmes agjensioneve turistike dhe ishte ky lajm i cili na tronditi sot. Deri tani janë 45 persona që kanë ndërruar jetë dhe 7 që kanë mbijetuar nga ky aksident tragjik. Shumica e viktimave janë nga Shkupi, 5 janë nga Tetova ndërsa të tjerët janë nga qytete të ndryshme përfshirë një nga Kosova”, tha Leka.

Tutje ai ka treguar se eskpertët kanë thënë se autobusi ka qenë duke lëvizur mbi shpejtësinë e lejuar në atë pjesë.

“Thuhet se në autobus ka pasur një shpërthim të fortë që ndoshta ka ardhur nga rezervari që ka qenë i mbushur plot pasi 20 minuta para aksidentit autobusi ishte ndalur në një pompë të derivateve ku dyshohet se është furnizuar me derivate të naftës. Thuhet se shoferi ka humbur kontrollin në një vend ku deshi të ndalej për të bërë pauzë. Ekspertët thonë se autobusi ka qenë duke lëvizur me shpejtësi më të madhe se që ishte lejuar”, tregoi ai.

Leka tha se të lënduarit janë në gjendje stabile dhe pritet që të vijnë në Maqedoni pas dy ditësh.

Ai tregoi se të mbijetuarit kishin qenë të ulur në pjesën e pasme të autobusit ndërsa shtoi se të gjithë udhëtarët që kishin qenë në pjesën e përparme, përfshirë edhe shoferët, kanë vdekur.

“Sipas asaj që kemi dëgjuar bëhet fjalë për një qytetar të Hanit të Elezit megjithatë ende nuk është konfirmuar nga institucionet e Kosovës. Kompania e cila ka transportuar udhëtarët, sipas pronari ka thënë se ka pasur të gjitha dokumentacionet e nevojshme, por nuk kemi informata të sakta nëse kanë pasur leje për transport ndërkombëtar.

Tek pjesa e përparme e autobusit të gjithë kanë ndërruar jetë përfshirë edhe shoferët por pjesa e përparme ka qenë me e dëmtuar ndërsa ata që kanë shpëtuar kanë qenë në pjesën e prapme”, ka thënë Leka.