Të shtëna me armë në Kaliforni, katër të vrarë – mes tyre edhe një fëmijë

Katër njerëz, duke përfshirë një fëmijë, u vranë nga të shtënat me armë në një kompleks zyre në Orange, California, të mërkurën në mbrëmje, tha një zyrtar i policisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një person i pestë u transportua në një spital lokal në gjendje kritike me një plagë me armë zjarri, tha togerja Jennifer Amat.

VIDEO:

“… oficerët arritën pas një telefonate për të shtëna 202 W. Lincoln”, ka thënë Amat gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se oficerët hasën të shtëna me armë në vendin e ngjarjes.

Sipas saj, një i dyshuar u transportua në spital. I dyshuari pësoi një plagë me armë zjarri dhe është gjendje kritike, tha ajo.

Departamenti i Policisë nuk ka dhënë ndonjë informacion tjetër në lidhje me të dyshuarin ose në lidhje me viktimat. /Telegrafi/

The post Të shtëna me armë në Kaliforni, katër të vrarë – mes tyre edhe një fëmijë appeared first on Telegrafi.