Tea Trifoni flet publikisht për djalin që i ka fituar zemrën

Tea Trifoni ish-konkurrentja e Për’puthen foli publikisht për lidhjen e saj të re dhe djalin që i ka rrëmbyer zemrën.

Tea ka rrëfyer se partnerin e ka njohur rastësisht me Fation Kuqarin një ish-konkurent tjetër i Për’puthen, por ruajnë miqësinë të dy.

VIDEO:

Ajo është shprehur se “fatlumi” është një djalë i thjeshtë i panjohur për publikun.

Tea ka folur për partnerin e saj edhe në emisionin më të ri në “Top Channel” – “Goca dhe Gra”, ku bën pjesë Tea, bashkë me Fatmën, Olesian dhe Kristën.

Ka treguar se janë akoma në njohje dhe se janë njohur rastësisht në një festë ditëlindjeje. Duke mos njohur të dy të zotin e ditëlindjes kanë qëndruar “të stepur” nga grupi e kanë zgjedhur “të bashkohen” bashkë që ditë e kësaj ditëlindjeje.

“E kam njohur së fundmi prandaj them që jam akoma në njohje. Jemi njohur në një festë ditëlindje rastësisht. Ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes, as unë nuk e njihja ta zotin e ditëlindjes dhe ishim kështu të përjashtuar nga grupi edhe u bashkuam bashkë”, tha Tea.

Kujtojmë që Tea i kaloi pushimet me partnerin e ri, madje publikoi dhe disa foto me personin e zemrës por duke mbuluar fytyrën e djalit.