Ten Hag refuzon të bëhet trajner i Manchester United

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, duket se ka mohuar raportimet se ai mund të bëhet trajner i Manchester United.

Ole Gunnar Solskjaer ka ndarë rrugët me gjigantin e Ligës Premier pas një tjetër disfate gjatë fundjavës me rezultat 4-1 ndaj Watfordit. Presioni ishte rritur mbi norvegjezin për javë të tëra dhe ai nuk u ndihmua nga humbjet kundër Liverpoolit dhe Manchester Cityt , por humbja e Watfordit doli të ishte kulminantja për hierarkinë e United.

Tani, Ten Hag është ndër emrat e lidhur me postin, por ai mbetet i përkushtuar ndaj punës që ka në Ajax.

Lisat me 20 trajnerë që mund të jenë në listën e Unitedit - por kush i ka shanset më të mëdha Lisat me 20 trajnerë që mund të jenë në listën e Unitedit – por kush i ka shanset më të mëdha

VIDEO:

“Unë jam i fokusuar në ekipin tim”, deklaroi Ten Hag për ESPN kur u pyet për atë se a po bëhej trajner i Manchester United.

“Ne kemi një skuadër të shkëlqyer dhe kemi shumë gjëra që duam të arrijmë. Duam të luftojmë për tituj”.

“Fokusi im është te Ajaxi, pjesa tjetër është vetëm një shpërqendrim. Unë pres që lojtarët e mi të fokusohen te Ajaxi, kështu që unë duhet të jap shembullin e duhur dhe ta bëj këtë gjithashtu”.

Sa do t’i kushtojë Unitedit shkarkimi i Solskjaerit Sa do t’i kushtojë Unitedit shkarkimi i Solskjaerit

“Është e çuditshme [të vazhdosh të pyesësh për punën], sepse nuk kam dëgjuar asgjë kështu që nuk mund të mendoj për të”, ka shtuar më tej ai.

Opsione të tjera për të qenë trajner i Manchester United

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është një tjetër nga emrat që është lidhur me një kalim në Old Trafford.

"Është e turpshme" - Alan Shearer kritkon ashpër Bruno Fernandesin për sjelljen e tij "Është e turpshme" – Alan Shearer kritkon ashpër Bruno Fernandesin për sjelljen e tij

Francezi tani duket më larg nga emërimi se kurrë më parë. Pavarësisht se raportohet se ka një interes për ta marrë drejtimin e Unitedit, gruaja e Zidanes nuk është e gatshme të transferohet në Anglinë Veriore.

Kandidatë të tjerë për këtë punë përfshijnë Brendan Rodgers të Leicester City dhe trajnerin e Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino. /Telegrafi/

The post Ten Hag refuzon të bëhet trajner i Manchester United appeared first on Telegrafi.