Teodosije dhe Sava Janjiq i japin jehonë liturgjisë së mbajtur në Kishën që ia vuri themelet Arkani dhe Millosheviqi

Prishtinë

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjic ka dhënë detaje nga liturgjia që është mbajtur sot në Kishën Ortodokse që ndodhet brenda kampusit universitar të UP-së.

VIDEO:

Janjic ka shkruar se Peshkopi i Ipeshkvisë së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije që ka udhëhequr liturgjinë ka thënë se Tempulli në Prishtinë është një nxitje për tu lutur edhe më shumë që tempulli të kompletohet.

“Ky tempull në Prishtinë duhet të jetë tempulli i të gjithë neve, për të na bashkuar dhe për të na sjellë këtu në paqe, dashuri dhe harmoni. Po këtu nga ky vend ne dërgojmë mesazhin e dashurisë dhe paqes drejt të gjithëve, pavarësisht se kush janë ata njerëz dhe cilat janë qëllimet e tyre. Duke shërbyer sot këtu, në këtë tempull ne dëshmojmë se kush jemi, kush kemi qenë dhe kush duhet të jemi në të ardhmen. Ne dëshmojmë që ne kurrë nuk heqim dorë nga tempujt tanë të shenjtë dhe ata na takojnë neve dhe janë zotim për jetën tonë të përtejme. Edhe pse jemi në numër të paktë ne jemi fara për të krishterët e ardhshëm dhe për kohë më të mira kur ky tempull do të përfundohet dhe do të mbushet me besimtarë”, ka shkruar Janjiq duke cituar Peshkopin Teodosije.